Interi bëri nja aksion të mahnitshëm me 12 pasime ndaj Barcelonës në Nou Camp, që për fat të keq nuk përfundoi me gol.

Nerazzurrët ishin duke fituar 1-0 në pjesën e parë pas golit të Lautaro Martinez, por humbën 2-1 me dy gola të Luis Suarez.

Skuadra e Antonio Conte me të vërtetë bëri lojë të mirë ndaj Barcas dhe nuk kishin frikë të luanin edhe në metrat e fundit me pasime.

Një gjë e tillë ndodhi në minutën e 39-të, kur Interi bëri nj aksion shumë të bukur.

Aksioni nisi nga këmbët e Samir Handanovic, ndërsa ekipi bëri 14 pasime në një aksion që nisi nga ana e djathtë dhe u mbyll në anën e majtë me një goditje të Stefano Sensi që përfundoi mbi portë.

Ky aksion po konsiderohet si ndër më të mirët deri më tani dhe fati i keq i Interit që nuk u mbyll me gol, pasi do të ishte sigurisht një prej golave më të mriz në histori të këtij klubi.