Fanella e re e tretë e Interit për sezonin 2020/21 është bërë në nderim të së kaluarës, me vija horizontale ngjyrë hiri dhe të zezë, e cila ishte përdorur në finalen e fituar në Kupën e UEFA-s më 1998.

Në atë finale Interi e mundi Lazion me fenomenin Ronaldo që shkëlqeu në këtë fanellë, transmeton Gazeta Express.

“FC Internazionale Milano dhe Nike e prezantojnë fanellën e re të tretë, e cila karakterizohet me një dizajn me vija horizontale ngjyrë hiri dhe të zezë”, shkruan Interi në një komunikatë.

“Fanella, e cila do të vishet në ndeshjet e garave evropiane sezonin e ri, e feston kulturën e fanellës nga vitet e ‘90”.