Lokale - eSIMy

“Corriere dello Sport” ka shkruar të enjten se Interi do të jetë pa Alexis Sanchezin kundër Genoas dhe Shakhtar Donetskut, pasi kiliani po vuan nga një dëmtim i muskulit.

Sanchezi u zëvendësua nga Lautaro Martinez në barazimin 2:2 kundër Borussia Monchengladbachut të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Achraf Hakimi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Antonio Conte, po ashtu.

Sanchezi dëmtimin në kofshë e mori menjëherë në duelin e parë të zhvilluar pas rikthimit nga Përfaqësuesja e Kilit.