Lokale - eSIMy

Një rast i pazakontë është raportuar mbrëmjen e 2 gushtit 2025, rreth orës 21:00, në rrugën Skënderbeu – Podujevë, ku një qytetar ka hasur një armë zjarri të dyshuar me gaz të hedhur pranë një parkingu.

Mësohet se rasti është denoncuar nga një kalimtar, i cili ka informuar Policinë se pranë një parkingu në trotuar, ka vërejtur një armë të braktisur.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar armën, ndërsa autori mbetet i panjohur.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si: • “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”, ndaj personit të panjohur.

Policia është duke zhvilluar hetime për identifikimin e personit që e ka poseduar dhe braktisur armën.