Lokale - eSIMy

Janë bërë një javë ditë prej kur ka nisur testimi i të dyshuarve dhe rasteve të kontakteve me COVID-19 në QKMF-në e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Mirëpo, edhe për këtë testimet po janë të limituara. Brenda një dite, kësaj qendreje po u ofrohen vetëm 10 deri në 13 teste. Kështu ka thënë epidemiologia e QKMF-së, Bedrie Rama.

“Kemi nisur sot testimin e 13 mostrave, por s’po na dhënë më shumë teste Instituti, se ne mundemi t’i testojmë 30 deri në 40 persona për COVID-19”, ka thënë Rama.

Duhet theksuar se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vazhdimisht ka përmendur testimet masive, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Deri më tani në Komunën e Podujevës janë konfirmuar 94 raste pozitive me virusin korona./Llapi.info