Janë duke vazhduar aksionet e Inspektoratit të Komunës së Podujevës, të asistuar edhe nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Ministrisë nëpër furra, markete dhe mullinj, raporton Llapi.info.
Të tilla aksione ka pasur edhe furrat kryesore të qytetit të Podujevës. Në pamjet të publikuara shihet edhe drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Besnik Mulliqi. Çmimi aktual i një buke ka arritur në 50 centë.
Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, i ka thënë të enjten portalit Llapi.info se këto aksione do të vijojnë gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që ka shtuar se kanë pranuar edhe ankesa nga konsumatorët.
“Inspektori i tregut ka dalë në terren sot bashkë me inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i kanë inspektuar disa markete të mëdha dhe disa prej mullisëve në Komunën e Podujevës, për të parë se a është çdo gjë në rregull me furnizim dhe kanë kontrolluar marketet sa i përket çështjes së ngritjes së çmimeve të produkteve bazë”, ka thënë Zhitia./Llapi.info







