Komuna e Podujevës ka njoftuar se inspektorati ka vizituar disa objekte banimi dhe afariste, të cilët nuk janë të pajisura me leje ndërtimore, shkruan Llapi.info.
Me këtë rast, inspektorati ka urdhëruar që të njëjtat punimet të ndalen.
Postimi i plotë:
Drejtoria e Inspeksionit në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore gjatë ditës së sotme ka vizituar objekte të ndryshme afariste dhe objekte banimi, të cilat nuk janë pajisur me leje ndërtimi.
Drejtoria e Inspeksionit i ka obliguar subjektet që të ndërpriten punimet në këto objekte dhe i ka ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore.
Me këtë rast Drejtoresha e Inspeksionit, Florentina Osmani iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen me leje ndërtimore, përndryshe Inspektorati i Komunës është i obliguar ta zbatoj ligjin dhe të merr masa konform tij.






