Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Podujevës ka larguar shitësit e pemëve dhe perimeve nëpër trotuaret dhe pronat publike, raporton Llapi.info

Së bashku me Drejtorin e Inspeksionit, Durim Salihu prezent ishte edhe Policia si dhe drejtoresha e forumit të gruas së LDK-së në Podujevë, ish- drejtoresha e Inspeksionit, Florie Besholli.

Largimi i tyre është bërë me qëllim që të barten në Tregun e Gjelbër i cili tashmë pas një viti po del të jetë funksional.

E, për Tregun e Gjelbër, shitësit kanë shprehur pakënaqësi pasi që sipas tyre është ndërtuar larg qendrës së qytetit të Podujevës.

S. Behrami për Llapi.info pati thënë se kultivimi i produkteve të tij, do të shkoj dëm pasi që sipas tij atje lart nuk do të shiten, sa të ka dyqane tjera afër qendrës së qytetit.

“Me punu krejt këta mall edhe si mos t’vijnë me ble, këta prishet edhe duhet me humb. Keq boll, n’qafë na kanë marrë tash duhet me dal atje, larg prej qytetit” ka thënë ai.

Ndërsa, pas paknaqësive të shitësve, një formë gëzimi shprehen qytetarët tjerë pasi që janë liruar hapësirat e dedikuara për ta.

Kujtojmë, se ultimatumi i drejtorisë ishtë bërë i ditur më 29 maj ku përmes një njoftimi kishte kërkuar të largohen këta shitës.

“Lirimi i trotuareve dhe hapësirave publike dhe vendosja në Tregun e Gjelbërt në Podujevë, duhet të bëhet më së largu deri më 18.06.2018, përndryshe do të ndërmerren masa përkatëse ligjore, konfiskimi i mallrave dhe inicimi i procedurave gjyqësore” është bërë e ditur në njoftimin e Drejtorisë së Inspeksionit./Llapi.info