Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Grabanicë të Klinës është raportuar për një rast jo të zakonshëm.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari mashkull ka raportuar në polici se gjersa ishte duke e vozitur veturën pronë e firmës ku punonte ai, vetura është përfshirë nga zjarri dhe sipas tij janë djegur 1100 €.

Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes është gjetur se i dyshuari kishte inskenuar rastin. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se paratë e firmës i kishte shpenzuar, ndërsa sot me qëllim të mbulimit të humbjes së të hollave kishte deklaruar se të hollat i janë djegur në veturë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.