Sot me fillim nga ora 09:00 para Klinikës së Kirurgjisë protestojnë disa infermierë, në shenjë pakënaqëse me Ligjin për Paga.

“Sa me masovikisht të merrni pjesë do të ishte në të mirë të Infermierisë, se sa më shumë të jemi, do të ndihmojë që kërkesa jonë të jetë sa më e fuqishme dhe më serioze. Ju njoftoj po ashtu që kjo protestë përkrahet edhe nga Federata Sindikale e Shëndetësisë”, bëhet e ditur në njoftimin e infermierëve.

Më 25 janar, infermierët e QKUK-së kanë protestuar për koeficientin e ri të pagës.

Ata kanë kërkuar që koeficienti i tyre të jetë mbi 2.4.