India regjistroi 75.760 infeksione të reja me coronavirus – numri më i lartë një ditor që nga fillimi i pandemisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo rrit numrin e përgjithshëm të infeksioneve në vend në 3.31 milionë. Prej tyre, më shumë se 2.5 milionë janë shëruar, duke lënë mbi 725,000 raste aktive, raporton CNN.
Gjithashtu është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i të vdekurve është 60,472, transmeton Telegrafi.
Theksojmë se në shtetin indian janë raste të rralla që bëhet ritestimi i të një infektuari për të konstatuar nëse është shëruar.
Pacientët me simptoma të buta dhe të moderuara konsiderohen të mos jenë më aktivë pas 10 ditësh të shfaqjes së simptomave nëse plotësojnë kushte të caktuara.