Lokale - eSIMy

Një incident ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në fshatin Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info kanë treguar se në këtë rast janë përfshirë edhe disa policë.

Siç ka mësuar tutje Llapi.info, dyshohet se policët janë përfshirë në një konfrontim fizik me një person tjetër në këtë fshat.

Arsyet që kanë çuar në këtë incident nuk dihen akoma, derisa Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.

Llapi.info ka kontaktuar me zyrtarë policorë përkitazi me këtë rast, por deri më tani nuk kanë dhënë detaje tjera./Llapi.info