Gjatë ditës së sotme përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë të ditur se është inauguruar salla e re për shërbimin e infuzioneve në objektin e Qendrës Klinike të Mjeksisë Familjare.
“Në kuadër të shërbimeve që ofron QKMF në Podujevë, sot bashkë me drejtorin Fahri Llugaliu, inauguruam sallën e re për Shërbimin e Infuzioneve.
Kjo sallë ka kushte shumë më të mira me gjithsej 10 shtretër, kurse funksionalizimi i saj ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve që ofrohen për pacientët”, ka shkruar Veliu.











