Lokale - eSIMy

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, sot ka bërë inaugurimin e hapësirave për vendosjen e kontejnerëve të rinj në qytet, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Me këtë rast, Rudari tha se për secilin objekt banimi është ndërtuar hapësirë e veçantë për kontejnerë.

Nënkryetari Rudari bën apel te qytetarët që të hedhin mbeturinat në vendet e destinuara si dhe të mos i parkojnë veturat në këto hapësira të rezervuara për kontejnerë./Llapi.info