Lokale - eSIMy

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se vaksinimi është bërë obligim i secilit prej nesh, duke bërë thirrje tek mësimdhënësit që të vaksinohen.

“Po afrohet 1 Shtatori. Ftoj të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen! Është në interes të tyre, të nxënësve, studentëve e familjeve të tyre!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, MSH bën të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

Deri më sot 213 mijë e 279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ky është postimi i plotë i Hoxhajt:

E mora dozën e dytë të vaksinës! Vaksinimi tashmë është bërë obligim i secilit prej nesh. Po afrohet 1 Shtatori. Ftoj të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen! Është në interes të tyre, të nxënësve, studentëve e familjeve të tyre!

Të mbrojmë së bashku njëri – tjetrin!