Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në samitin e Procesin të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që po mbahet në Sarajevë i ka bërë thirrje Bosnjë dhe Hercegovinë  që ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Kreu i shtetit shqiptar po merr pjesë në samit pasi kryeministri shqiptar Edi Rama vendosi të solidaritet me autoritetet kosovare që anuluan pjesëmarrjen në këtë takim për shkak të ftesës në të cilën Kosova nuk është trajtuar si shtet, por me fusnotë dhe yll.

Meta atje tha se kjo është arsyeja se pse përfaqësuesit e Kosovës, të cilët marrin përsipër presidencën e këtij procesi, “u detyruan të mos marrin pjesë në këtë samit”, transmeton Klan Kosova.

“Si mund të pretendojmë se kemi bashkëpunimi të suksesshëm rajonal, në qoftë se disa nga pjesëmarrësit në samit bëjnë gjithçka që t’i përjashtojnë disa shtetet nga mundësitë  që të përfitojnë nga nismat rajonale. Kjo është koha e duhur për Bosnje dhe Hercegovinë që të shkoj më tej në njohjen e realitetit se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Respektimi i fqinjëve është thelbësor për vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi mes tjerash presidenti shqiptar.

Ai theksoi se iniciativat rajonale forcojnë dialogun e brendshëm të rajonit dhe kështu kontribuojnë në gjendjen e përgjithshme të sigurisë.