Lokale - eSIMy

Presidenti i Shqipërisë, Ilir, Meta, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes për formimin e qeverisë ndërmjet LDK’së dhe VV’së

Përmes një statusi në Facebook, Meta ka thënë se një qeverisje e qëndrueshme është në interes jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit.

“Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë. Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit”, ka shkruar Meta.

Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes…

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 2. Februar 2020