Ilaçi që me sukses do të mund të shëronte dhe parandalonte COVID-19, është duke u testuar në pacientë në shumë qytete amerikane, kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanisë farmaceutike Regeneron.

Fjala është për testimin e parë të një kokteji të antitrupave ndaj COVID-19 në SHBA, raporton CNN. E nëse ky testim rezulton të jetë i suksesshëm, kompania Regeneron shpreson se ilaçi do të mund të jetë i gatshëm për përdorim deri në vjeshtë, transmeton Telegrafi.

Testet klinike kanë filluar të enjten, kurse kompania ka paralajmëruar se ilaçi do të testohet në katër grupe të pacientëve: ata që janë hospitalizuar me COVID-19, ata që kanë simptoma të sëmundjes por që nuk janë hospitalizuar, pacientët e shëndoshë por që hyjnë në grupin e të rrezikuarve që të sëmurën dhe të pacientët e shëndoshë që kanë qenë në kontakt të afërt me persona të sëmurë.

“Bota ka nevojë për zgjidhje të ndryshme të shërimit, kështu industria inovative biofarmakologjike po punon pandërprerë për të ofruar ndihmë qytetarëve”, ka deklaruar mjeku George Yankupulos, bashkëthemelues dhe njëherit kreu i njësisë hulumtuese në kompaninë Regeneron.