Lokale - eSIMy

Para 27 viteve kur shkoi në Gjermani, Shqipe Berisha Gara nuk e fliste asnjë fjalë të gjuhës gjermane.

E tani ajo është mësuese në këtë shtet dhe për punën e saj me nxënës po shkruajnë edhe mediet gjermane.

51 vjeçarja e cila ishte diplomuar për ekonomiste në Kosovë, ka hapur edhe shkollë të gjuhës shqipe, me emrin “Dituria” në vendin ku tani jeton.

Ajo thotë se ligjëron tre herë në javë në klasat e shqipes në tre qytete të Gjermanisë për 52 nxënës.

Gruaja nga Komorani tregon se ligjërimi i fëmijëve të nacionaliteteve të ndryshme është një punë që i sjell kënaqësi, por kërkon shumë përkushtim dhe përgjegjësi gjithashtu.