Institui Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka shprehur shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullime të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura.
Në një njoftim për media thuhet se këto veprime mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, e cila aktualisht është e lokalizuar.
“Nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare”.
Tutje u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, kjo ua shpëton jetën.






