Lokale - eSIMy

IKSHPK-ja i ka rekomanduar presidentes së vendit Vjosa Osmanit, që zgjedhjet lokale, të parapara më 17 tetor, të shtyhen, për shkak të situatës me COVID-19, mëson Gazeta Sinjali.

Ky rekomandim ka ardhur pasi IKSHPK vlerëson se grumbullimi i njerëzve në fushatë dhe në ditën e zgjedhjeve mund të ketë ndikim në përkeqësimin e situatës me koronavirus në vend.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për një takim konsultativ, të hënën për të diskutuar lidhur me raportin e IKSHPK-së dhe ndikimin e tij në procesin zgjedhor./Sinjali