Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po apelon në vazhdimësi për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.
Për të mos rënë pre e helmimeve me ushqim, qytetarët janë të lutur të mos ushqehen kudo.
Sipas IKSHP-së, pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve.
Sipas të dhënave, çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milionë persona në vit nga ushqimi jo i sigurt dhe 4700 persona në vit vdesin për këtë arsye.