Lokale - eSIMy

Ngjarja që tronditi mëngjesin e së martës Londrës dyshohet të jetë sulm terrorist.

Policia ka arrestuar Salih Khater pasi përplasi makinën me barrierat e sigurisë jashtë godinës së parlamentit duke plagosur 2 persona.

Shtetasi britanik 29-vjeçar, me origjinë nga Sudani, po merret në pyetje në Londër.

Tre vetë u plagosën pasi automjeti goditi çiklistët dhe këmbësorët gjatë orëve të pikut të mëngjesit të së martës (14 gusht).

Më pas Ford Fiesta u përplas në barriera të sigurisë jashtë Parlamentit britanik rreth orës lokale 07:40.

I dyshuari nuk besohet të ketë qenë i njohur për policinë kundër terrorizmit . Ai nuk ka bashkëpunuar me oficerët pas arrestimit të tij, raporton BBC.