Lokale - eSIMy

Një person i cili dyshohet se ka kontrabanduar kafshë nga Serbia në Kosovë është identifikuar dje në Gjilan.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në raport bëhet e ditur se me urdhët të prokurorit kafshët, saktësisht gjedhët, janë konfiskuar.

Pas verifikimit nga AVUK-u, dokumentet nuk janë përputhur me gjendjen faktike dhe si rrjedhojë e kësaj rasti po hetohet.

“Fsh. Stublinë, Gjilan, 03.10.2020 – 07:50. Është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kontrabanduar kafshë nga Serbia në Kosovë. Me urdhër të prokurorit kafshët (gjedhët) janë konfiskuar, pas verifikimit të dokumenteve nga AVUK-u të cilat nuk janë përputhur me gjendjen faktike. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin 24 orësh.