Lokale - eSIMy

Mauro Icardi thotë se të gjitha ofertat do t’i shqyrëtoj, por insiston se është i lumtur te skuadra e Interit.

Sulmuesi ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 110 milionë eurosh, por që është valide vetëm në dy javët e para të muajit korrik dhe për ekipet jashtë Italisë, transmeton koha.net.

Icardi kohët e fundit po kërkohet nga Real Madridi e Chelsea. “Ka shumë shpekulime për të ardhmen time. Kur të vijnë ofertat do t’i shqyrëtoj, por unë jam i lumtur te Interi”, ka thënë Icardi që këtë edicion ka shënuar gjashtë gola.

25-vjeçari, është pjesë e Interit prej vitit 2013 dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2021.