Foto ilustrim

Tre algjerianë janë arrestuar nga Policia pasi të njëjti ia kanë vjedhur një telefon dhe pallton një gruaje në Prishtinë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Algjerisë (banues në Qendrën e Strehimit për Azilant- Magure), pasi të njëjtit në një lokal-butik, viktimës femër K/Shqiptare-punëtore, i kishin vjedhur një Iphone-6s, dhe një pallto”, thuhet në raportin e Policisë.

“Të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar se e kanë kryer veprën dhe sendet e vjedhura u janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.