Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të pazakontë në Mitrovicën e Veriut.
Një person ka vënë vetëgjyqësi, për një borxh prej 200 eurosh që ia kishte një person.
Ai ia ka ndërruar bravën e derës duke mos e lënë të futet në shtëpinë e tij.
Raporti i plotë nga policia:
VETËGJYQËSI
Mitrovicë Veri 22.04.2022 – 21:26. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, i ka ndërruar bravën derës së banesës ku ishte duke banuar ankuesi dhe i njëjti nuk ka lejuar që ai të merr gjësendet e tij, me arsyetim që ankuesi i kishte borxh rreth 200 euro. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.





