Lokale - eSIMy

Një person është vrarë me armë zjarri sot rreth orës 16:00 në fshatin Pakashticë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se një person është arrestuar.

Ahmeti ka deklaruar se i vrarë nga ky rast është një 30-vjeçar me inicialet M.K.

Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç.

Sipas Ahmetit, në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.

Siç ka mësuar Llapi.info, vrasja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, pasi të dy personat kanë qenë në gjueti./Llapi.info