Një rast i zjarrëvenies është regjistruar gjatë ditës së djeshme në fshatin Bradash të Podujevës, njofton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, ndërkohë është bërë e ditur se zjarri i është vënë një plantacioni të mbjellë me mjedra.
“Fsh. Bradash, Podujevë 05.03.2021-13:15. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një pllantazhe me mjedra. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit. Rasti duke u hetuar”, ka thënë PK.
Ndryshe, raste të tilla kur zjarri i është vënë plantacioneve të mbjella me mjedra ka pasur edhe në zona tjera të kësaj Komune./Llapi.info






