Policia e Kosovës ka njoftuar se përderisa një person në Samadrexhë të Prizrenit po djegte mbeturinat nuk ka mundur ta ndalë zjarrin dhe si pasojë i janë djegur 50 ari fushë si dhe një vresht e pa punuar.
Sipas policies zjarri më pas është shuar nga zjarrëfikësit.
“Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, njoftoj policia.






