Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit të 5 prillit 2026, rreth orës 05:00.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të gatshme, të cilat i kishte në çantën e tij.
Lidhur me rastin, policia ka intervistuar gjashtë dëshmitarë, katër femra dhe dy meshkuj shtetas të huaj, të cilët kishin qenë në shoqëri me ankuesin në momentin e incidentit.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.






