Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në fshatin Damjan të Gjakovës ka arrestuar një person për zjarrvënie.
Sipas raportit, i njëjti duke djegur disa mbeturina në kopshin e tij, papritmas zjarri ka dalur nga kontrolli dhe si pasojë është përhapur në malin afër.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderushme.
Nuk raportohet për të lënduar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet rasti në procedurë të rregullt.






