Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar zyrtarin policor, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, ndërkohë që është bërë e ditur se rasti ka ndodhur pasi të njëjti i është shqiptuar gjoba.

“Podujevë, 08.09.2021 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas shqiptimit të një tikete për mosrespektim të orës policore i njëjti ishte revoltuar dhe ka kanosur zyrtarin policor. Gjatë transportimit me veturë zyrtare i dyshuari ka vazhduar ti kanos zyrtarët policorë dhe me këmbë e ka goditur dhe e ka dëmtuar derën e veturës së policisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia./Llapi.info