Me armë e duke e kërcënuar, një person në Viti ka tentuar t’i marrë paratë që ia kishte dhënë borxh një personi tjetër.
Siç njofton Policia, të dyshuarin nuk kanë mundur ta arrestojnë ende.
“Fsh. Sadovinë e Qerkezve, Viti 12.06.2020-20:50. Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borgji të më hershëm është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull Kosovar i cili në prezencën e tij ka prezantuar armën. Nuk raportohet për lëndime ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar.