Lokale - eSIMy

ë shtunën në Prishtinë një person është kërcënuar me armë zjarri.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në autolarje aty kishin shkuar me një veturë dy të dyshuar meshkuj të panjohur për viktimën njëri prej tyre e kishte sulmuar kurse tjetri ja kishte ekspozuar një armë të shkurtë dhe kishte kërcënuar”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe nuk është raportuar për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar.