Një person ka përfunduar në pranga të premten në mesditë pasi i njëjti ka sulmuar dy zyrtarë policor në Suharekë.

Sipas njoftimit të forcave të rendit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shenjë pakënaqësie lidhur me një gjobë trafiku, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.