Treni dje rreth orës 14:00 ka shkelur një aplikant për rekrutë të FSK-së.
20 vjeçari I.H. është goditur në afërsi të kazermës “Adem Jashari”, ku pas kësaj është dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK.
I riu sot ndodhet në mjekim intensiv, këtë për klankosova.tv e tha Shpend Fazliu, zëdhënës për informim në QKUK.
“Është operuar mbrëmë në emergjencë nga ekipi i neurokirurgëve kujdestarë. Pas operacionit është transferuar në mjekimin intensiv qendror”, tha Fazliu.






