Lokale - eSIMy

Alvin Karaqi gjatë ditës së djeshme kur arriti afër katedrales në Prishtinë, pa që një i ri kishte probleme shëndetësore.

Karaqi së bashku me një kalimtare të rastit i dhanë ndihmë menjëherë personit. Pastaj 24-vjeçari u dërgua për në Qendrën e Emergjencës dhe sipas mjekes Krenare Makolli, pacienti kishte përdorur lëndë narkotike.

Pacienti trajtimin e mëtutjeshëm tashmë po e vazhdon në Klinikën e Psikiatrisë.