Lokale - eSIMy

Një 25-vjeçar ka përfunduar në ndalim policor pasi është kapur duke mbajtur dhe përdorur armë zjarri në Podujevë.

Një zyrtar policor, që ndodhej jashtë detyrës, ka vërejtur një person që mbante në dorë një armë të gjatë AK-47 me një karikator pa fishekë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar të dyshuarin dhe armën në stacion.

Me pëlqimin e familjarëve, është kontrolluar edhe shtëpia e tij, ku në oborr janë gjetur tre gëzhoja, që janë sekuestruar si prova materiale. Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar se kishte shtënë në ajër me armë për shkak se ishte fejuar.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

25-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.