Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Kamnik të qytetit të Gjilanit, ku një person ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 26-vjeçar i cili e kishte lyer veten me benzinë me qëllim që të vetëvritet, por që është arritur të shpëtohet pas ndërhyrjes së Policisë dhe zjarrfikësve.

Pasi zjarrfikësit kanë arritur që ta fikin zjarrin, i riu është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan ku ka pranuar ndihmën e parë mjekësore, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si ‘Tentim vetëvrasje’.