Një 20 vjeçar është arrestuar mbrëmë në Podujevë.
Ai është kapur në flagrancë duke shitur drogë të llojit marihuanë.
Në momentin kur i kishte vërejtur zyrtarët policor, i riu ka tentuar të ikte – por pa sukses.
Gjatë kontrollit fizik, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: 2.5 gramë substancë të dyshuar marihuanë, të ndarë në dy qese të vogla, Një cigare e gatshme e mbushur me lëndë narkotike, Filtra për përgatitje të mëtejme.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit , rasti është inicuar për veprën penale: “Posedim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope apo analoge”.
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Hetimet janë në zhvillim.






