Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë. Shpesh kosovarët kapen me armë edhe në lokale e hapësira publike, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe dje në lokalin “Kimi Caffe” në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, ku një i ri, i moshës 20-vjeçare u kap me armë nga Policia, derisa po kryenin kontrolle, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Arma të riut iu gjet në çantë, çka i kushtoi atij me arrestim dhe shoqërim në stacion policor, ku e ka pranuar se ka poseduar armën pa leje.

Posedimi i paautorizuar i armës u bë sebep që i dyshuari të ndalohet për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve””.