Dy persona kanë mbetur të arrestuar, pasi që dyshohet se kanë kushtëzuar një person që t’u jap para me detyrim, raporton Llapi.info
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, teksa thonë se dy të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Podujevë, 14.03.2022-19:00. Lidhur me rastin me datë 21.03.2022 janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit e kanë kushtëzuar viktimën mashkull kosovar, në formë detyrimi tu japë një shumë e parash. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.






