Një person që ishte ndaluar në qendrën e ndalimit në Gjilan, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, përderisa ky i fundit po i ofronte tretman mjekësor.

Polici ka pësuar lëndime trupore, ndërkohë që ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, sipas raportit 24-orësh të policisë.