Një i mitur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:21 ka shtyrë një polic, i cili është rrëzuar në asfalt dhe ka pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se sulmi ndaj zyrtarit policor ka ndodhur teksa i mituri po shoqërohej për në organet e drejtësisë në Hajvali të Prishtinës.
“I dyshuari mashkull kosovar (i mitur) derisa ka qenë duke u shoqëruar nga zyrtarët policorë për në organet e drejtësisë, duke përdor forcë e shtyrë zyrtarin policor i cili pëson lëndime trupore dhe rrëzohet në asfalt”, njofton policia.






