Lokale - eSIMy

Një person është therur me thikë sot në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”

Një sulm me thikë ndodhi sot në shkollën ekonomike “Isa Boletini”, në Podujevë.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla tha se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe jo stabile.

”Është sjellë në QE një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohët, janë kry egzaminimët e nevojshme, pacienti u dërgua në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë Abdominale dhe asaj torakale Gjendje eshtë e rëndë dhe jo stabile.” ka thënë Syla.