Lokale - eSIMy

Një person (i mitur)  është plagosur në fshatin Kërpimeh të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërkohë që është bërë e ditur se viktima është i mitur, teksa edhe dorasi është i po të njëjtës moshë.

“Fsh. Kërpimeh , Podujevë 06.03.2021-20:00 Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar – i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës se mitur . Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKMF Podujeve dhe më pas është dërguar ne QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te cal. 7.65 mm. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit i cili është arrestuar dhe  nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki  me tre fishekë e cal. 7.65 mm, që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë PK./Llapi.info