Një person nën 18 vjeç u ndalua nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vjedhje në Podujevë.

Ai dyshohet se vodhi në dy raste të ndryshme para në një shtëpi të fqinjit të tij.

Sipas deklaratës së vet ankuesit, atij i kanë munguar në dy raste para – njëherë 90 euro – e herën tjetër 70.

Me vendim të organeve kompetente ai është ndaluar për 24 orë.