Rastet e mashtrimit me viza në Kosovë nuk janë të rralla. Shumë herë Sinjali ka raportuar se si kosovarët nga dëshira për të ikur nga vendi, kanë rënë pre e mashtruesve, të cilët u kanë premtuar viza. Një rast i tillë dyshohet se i ka ndodhur edhe disa qytetarëve nga Drenasi, të cilët ia kanë dhënë një personi një shumë të të hollave, por vizën nuk e mori, raporton Gazeta Sinjali.

L.H u mori 2 mijë euro, dy personave në Drenas, me premtimin se do tu rregullonte vizat e punës për në Slloveni.

Viktimat, vizat nuk i morën asnjëherë, derisa e denoncuan në Polici të dyshuarin.

Burime brenda Prokurorisë, kanë thënë për Sinjalin se si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim dhe ka arrestuar të dyshuarin që u denoncua, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka pranuar mashtrimin.

Sipas infromacioneve, i njejti është ndaluar për 48 orë dhe ngarkohet me veprën “Mashtrimi”.