Lokale - eSIMy

Një veturë është përfshirë nga flaka derisa shoferi po lëvizte në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Vërmicë-Prizreni.

Bëhet fjalë për një veturë të tipit BMW, vlera e të cilës është 50 mijë euro.

Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e instalimit elektrik të automjetit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla dhe zjarrfikësit, ku pas një kohe të shkurtër është lokalizuar zjarri.

Ankuesi e ka raportuar rastin në Polici dhe ka bërë të ditur se vetura ishte e babait të tij. / Sinjali